fbpx

Pak para ‘qortimit’ të Qeverisë, shtohet interesimi i serbëve të Kosovës për konvertim të targave në RKS

HomeLajmeKosovë

Pak para ‘qortimit’ të Qeverisë, shtohet interesimi i serbëve të Kosovës për konvertim të targave në RKS

Ka vazhduar konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale KM në ato legjitime RKS.

Pronarët e këtyre automjeteve që janë kryesisht qytetarë serbë të Kosovës që jetojnë në veri të vendit, kanë shfrytëzuar ditët e fundit nga lehtësirat administrative të vendosura nga Qeveria e Kosovës, për të konvertuar këto targa.

Në pesë ditët e fundit, edhe 11 vetura janë regjistruar me targat RKS, duke bërë që gjithsej, 23 automjete, pronarët e tyre të mund t’i vozisin pa problem në tërë Republikën.

Javën e fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të konvertuar targat, duke iu përgjigjur pozitivisht fushatës informuese.

Të gjitha 34, Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në të gjitha komunat e vendit, janë në dispozicion për zhvillim të këtij procesi.

Në përgjigje për RTK-në, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës fton qytetarët, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që të vazhdojnë t’i regjistrojnë automjetet e tyre, me mundësi të përfitimit nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve, nga targa ilegale në targa RKS.

Ky afat është tanimë është vazhduar deri me datë 31 mars 2023, duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit, në cilëndo qendër të regjistrimit.

Aktualisht, targat e veturave të konvertuara sipas rajoneve, përfshijnë 8 nga rajoni i Gjilanit, ku targat fillojnë me 06, pastaj 10 janë nga ai Mitrovicës, targat e të cilit fillojnë me 02, nga regjioni 04, ose i Prizrenit janë 3 automjete, kurse nga ai i Prishtinës, ose regjioni 01, janë 2 automjete.