Kosovë
Pak ditë pas zyrtarizimit të koalicionit, LDK e VV afër prishjes, e akuzojnë njëra-tjetrën për tradheti!
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash dhe Lëvizja Vetëvëndosje, Qendra në Sharr kanë diskutuar lidhur me një marrëveshje të mundshme për të udhëhequr komunën e Dragashit.
Në media është publikuar një draft marrëveshje e dy partive ku ishin dakorduar për ndarjen e posteve.
Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash, Ibrahim Ajupi, në një prononcim për IndeksOnline ka I është përgjigjur kryetarit të degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, i cili tha se LVV duhet t’ia jap postin e nënkryetarit të komunës partisë së JGP-së.
Ajupi tha se ky posti i takon JGP-së me Kushtetutë pasi janë komuniteti më i madh, por shtoi se LDK ka bërë marrëveshje të fshehur me këtë parti, duke i thënë edhe drejtorinë e Arsimit, ku njëkohësisht marrëveshja është nënshkruar me LVV për këtë drejtori.
Kryetari i LVV në Dragash për IndeksOnline tha se beson që LDK i ka siguruar votat për asamble komunale dhe për këtë dëshiron ta prish marrëveshjen e të mbetet e pastër.
“Para një ore kemi takuar kryetarin e degës të LIdhjes Demokratike të Kosovës, Qamil Kolloni. Sa I përket draft marrëveshjes ai është teksti i parë, drafti final dallon prej tij.
Aty janë nënte nene që ata kanë nënshkruar dhe aty nuk ka asgjë kundërthënëse aty. Raporti me JGP-në një parti e cila është pro listës serbe ka qenë e cekur, ne mendojmë që ka përshtypje kundëethënëse për shtetin e Kosovës, kjo është arsyeja kryesore dhe LDK ka pranu me knaqësi që mos me përfshi JGP-në, por LDK ka bërë marrëveshje të fshehur me JGP ku sapo na konfirmoj z.Qamili përveq nënkretarit të komunës i ka dhënë një drejtori. E nënkryetari i komunës i takon edhe me ligj JGP-së, kështuqë ne nuk ia mohojmë. Panika të cilën e ka përhap nuk është e vërtet pasi ne nuk mundemi me ia mohu të drejtën pasi është ia jep këtij komuniteti nënkryetarin Kushtetuta e Kosovës. Arsyeja kryesore është që LDK sigurisht i ka siguruar votat në asamble komunale dhe po dëshiron të mos na jap asnjë pozicion sipas marrëveshjes.
LDK me neve e ka nënshkruar marrëveshjen që të kemi në udhëheqësi drejtorinë e Arsimit tash ka thënë nëse doni atë të shëndetësisë.
LDK e ka publikuar vet këtë rast përmes mediave të veta lokale të krijoj opinion publik qëkur të prishet marrëveshja me LVV të jenë të pafajshëm”, tha Ajupi./IndeksOnline
