fbpx

Pahor nga Prishtina i përgjigjet Vuçiqit për deklaratën se Sllovenia ka shkelur integritetin territorial të Serbisë: “Është e papranueshme, tendecioze..”

HomeLajmeKosovë

Pahor nga Prishtina i përgjigjet Vuçiqit për deklaratën se Sllovenia ka shkelur integritetin territorial të Serbisë: “Është e papranueshme, tendecioze..”

Të dy presidentët, Borut Pahor dhe Vjosa Osmani janë pyetur sot në konferencën e përbashkët edhe për deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.

Presidenti slloven i ka quajtur deklarata tendencioze ato të presidentit Vuçiq.

“Sllovenia dhe Serbia, kanë mendime të ndryshme sa i përket Kosovës, Ne e kemi pranuar është shtet, Serbia jo. Mendoj se ajo deklaratë është e papranueshme, tendencioze dhe ripërsëritje e dallimeve që ekzistojnë”, ka thënë Pahor.

Vuçiq i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me Pahorin ditë më parë në Beograd.

Presidentja Osmani në anën tjetër tha se Serbia është shteti i fundit që mund të flasë për të drejtën ndërkombëtare.

“Serbia është shteti i fundit në botë, së bashku me Rusinë, që mund të na flasin për të drejtën ndërkombëtare. Një shtet që ka kryer gjenocid kundër fqinjëve të vet, nuk mund të flasë për të drejtën ndërkombëtare. Në momentin kur Serbia ka vendosur të kryejë gjenocid kur Bosnjës, kundër Kosovës, të kryejë krime të llahtarshme në ish-Jugosllavi, ka humbur çdo të drejtë ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Pas deklaratave të presidentit serb, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadoren serbe, Zorana Vlatkoviq.

x