fbpx

Pacolli investon mbi 50 milionë euro në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut

HomeKosovë

Pacolli investon mbi 50 milionë euro në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe njëherit pronar i kompanisë së njohur Mabetex, ka njoftuar për investimin e parë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, bëhet fjalë për investim mbi 50 milionë euro.

Postimi i plotë:

Në sheshin e Skënderbeut, aty ku bënë roje Heroi Kombëtar në Komunën e shqiptarëve në Shkup, sot, 30 vite pasi ndërtova së bashku me shqiptarët në të katër anët e globit, shpalosa projektin e parë të Mabetex në Maqedonin e Veriut me vlerë mbi 50 milion euro të cilin do ta investoj, ndërtoj e menaxhoj kompania që themelova shumë vite më parë. Një projekt i jashtëzakonshem që do i sjellë Komunës së Çairit më shumë hapësira parkingu, gjelbërimi, rekreacioni e sporti, dhe që përfundimisht do të përmisojë jetën e qytetareve dhe transformojë hapësirat publike për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë turizëm, e më shumë punësim. Jam i nderuar që kemi zgjedhur Komunën e Çairit për të realizuar këtë investim. Do të lidhim shqiptarët e do ndërtojmë me shije e me stil, siç bëmë gjithandej botes dhe siç po bëjmë sot edhe në Shqipëri.

Në nënshkrimin e Kontrates ishin prezent, nga Mabetexi Une dhe drejtori i Holdingut Valon Lluka kurse nga ana tjeter Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Zv.

Kryeministri i parë Artan Grubi, Zv. Kryeministri Fatmir Bytyqi, Kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe zyrtarë të lartë të Qeverise se Maqedonise së Veriut.

COMMENTS

x