fbpx

Pacolli i kundërpërgjigjet deputetit të VV-së: “Shtëpia ime funksionon me energjinë e Zotit”

HomeKosovë

Pacolli i kundërpërgjigjet deputetit të VV-së: “Shtëpia ime funksionon me energjinë e Zotit”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes Dimal Basha, i cili i tha  në Kuvend se ndoshta “Pacolli nuk e ka problem të paguajë më shtrenjtë pasi shtëpia e tij është e madhe”.

Por siç thotë Pacolli në pamundësi që të vijë në radhë për t’iu përgjigjur Bashës, e siguron në Facebook se shtëpia e tij fuksionon me energjinë e Zotit.

“Me energji eficente-alternative”, shkruan Pacolli ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Pacollit:

Deputeti i partisë në pushtet, sot në debatin parlamentar, para qytetarëve të Kosovës dhe kolegëve, në kontest me tarifat e energjisë elektrike, tha se “Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë”

Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e siguroj kolegun tim deputet se;

“Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nese nuk keni pretendime tjera, më duhet t’ju ​​zhgënjej…

“shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th. me energji eficente-alternative.

COMMENTS

x