Pa siguria me ashensorët të Kosovë! Bie edhe një ashensor në Prishtinë, lëndohen 6 persona

0 minutes, 40 seconds Read

Gjashtë femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore.

Kjo si pasojë e rënies së një ashensori nga kati i dytë në podrum.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë të shtunën rreth orës 23:00.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore.

Njoftimi i plotë:

Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore.

Publikime te ngjashme