fbpx

Pa kaluar 24 h nga “Sunny Hill”, Veliaj tregon se Tirana e sponzorizon “Doku Fest”-in në Prizren

HomeLajmeKosovë

Pa kaluar 24 h nga “Sunny Hill”, Veliaj tregon se Tirana e sponzorizon “Doku Fest”-in në Prizren

Kreu i Tiranës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, Erion Veliaj, ka njoftuar se Qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i festivalit të famshëm të filmit që mbahet çdo vit në Prizren “Doku Fest”.

“Ndonëse jo ne Tirane, por me sh pjesëmarrje nga Tirana, për ne ka rëndësi qe jeta kulturore te gëlojë këtej, andej e gjithandej ku ka shqiptare!”, ka shkruar Kreu i Bashkisë së Tiranës.

Një njoftim i tillë i Veliajt vjen pa kaluar 24 orë nga njoftimi i tij i fundit se festivali Sunny Hill do të organizohet në Tiranë, dhe se organizimi i paralajmëruar në Prishtinë është anuluar si rezultat i një problemi që lidhet me lokacionin e organizimit të festivalit.

COMMENTS

x