fbpx

Avokati Tomë Gashi thotë se dorëheqjet nga VV po paguhen!

HomeLajmeKosovë

Avokati Tomë Gashi thotë se dorëheqjet nga VV po paguhen!

Avokati Tomë Gashi, i njohur për afërsinë e tij me Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar dorëheqjet e shumta nga VV ditëve të fundit.

Ai, në Facebook, ka aludaur se dorëheqjet nga VV po paguhen, por nuk ka ofruar ndonjë dëshmi se një gjë e tillë është duke ndodhur vërtet.

“A e din najkush sa po kushton një dalje nga VV? Kush po paguan a po dihet? Se janë shtrenjtu çmimet. Veç thashë të dihet, se edhe ashtu kot e kanë”, ka shkruar ai.

Disa dorëheqje janë bërë publike ditëve të fundit, ndërkohë janë paralajmëruar edhe 22 dorrëheqje nga qendrën e VV-së në Podujevë, si rezultat i mospajtimeve për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë.

x