fbpx

Osmani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që t’i përgjigjen sa më masivisht regjistrimit në Serbi

HomeLajmeKosovë

Osmani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që t’i përgjigjen sa më masivisht regjistrimit në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit institucional e politik nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Osmani në takim u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginë që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullësisë në Serbi.

“Presidentja Osmani ka bërë thirrje që shqiptarët t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullsisë, i cili është i hapur deri në fund të këtij muaji. Sipas Presidentes Osmani, pjesëmarrja sa më masive në regjistrim është masë kundrejt politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative. Presidentja nënvizoi se regjistrimi masiv nënkupton fuqizim politik dhe institucional të shqiptarëve. Se këndejmi, Presidentja ofroi mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe të përfaqësive tona diplomatike për të bërë thirrje për regjistrim tek të gjithë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që jetojnë në Kosovë apo në vende të tjera. Për këtë frymë, Presidentja Osmani ka bërë thirrje për unifikimin e faktorit shqiptar për çështjet prioritare me të cilat ballafaqohen shqiptarët për t`i eliminuar pengesat që po i bën Serbia në procesin e regjistrimit”, thuhet në komunikatën e Presidencës.