fbpx

Osmani përplaset me Zemajn, ministri: Më atako kur ke nevojë me dalë në ballinat e portaleve

HomeLajmeKosovë

Osmani përplaset me Zemajn, ministri: Më atako kur ke nevojë me dalë në ballinat e portaleve

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë seancës ku ndër tjerash, po diskutohet edhe për situatën me pandeminë COVID-19..

Pasi ia dha fjalën për të dalë në foltore, Osmani e pyeti Zemajn se pse i ishte adresuar asaj më herët.

“Nuk e kuptova pse mu adresuat mua më herët… Cila ke kërkesa jote konkrete në raport me mu?”, tha Osmani.

Pasi Zemaj u afrua te kryeparlamentarja për t’ia shpjeguar, ajo më pas tha se ministri po e kërkon vëmendjen e saj.

“E kërkoi vëmendjen. Thash mos ka diçka tjetër, vëmendjen do ta keni tërë kohen, mos keni dert”, tha Osmani.

Ndërsa ministri Zemaj, me ironi i tha që ta atakojë atë saherë që ka nevojë për të dalë në ballinat e portaleve.

“Ju ftoj të gjithëve, kur keni mungesë me dalë në lajme, atakojeni ministrin e Shëndetësisë dhe do të jeni në ballina të portaleve”, tha Zemaj.

COMMENTS