fbpx

Osmani flet me Sentop: Turqia i jep mbështetje të fuqishme Kosovës

HomeLajmeKosovë

Osmani flet me Sentop: Turqia i jep mbështetje të fuqishme Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa ?entop, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në veçanti për bashkëpunimin parlamentar, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi Osmani thuhet se e falenderoi Turqinë për përkrahjen e dhënë Kosovës gjatë pandemisë, duke dhuruar donacione me material mbrojtës në kohën kur Kosova po sfidohet me situatë të rënduar në ballafaqimin me këtë virus.

“Kryetari ?entop, ndërkaq, theksoi se kanë gatishmëri që t’u përgjigjen edhe kërkesave të tjera të Kosovës, qoftë për pajisje mbrojtëse, qoftë për mjekim të pacientëve. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Kryetarja e Kuvendit zhvilloi bisedë telefonike me Kryetarin e Kuvendit te Turqisë, Mustafa Şentop Kryetarja e…

Posted by Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova on Tuesday, August 4, 2020

COMMENTS

x