fbpx

Osmani e takon Tahon dhe e falënderon atë për thirrjen që u bëri shteteve islamike për ta njohur Kosovës

HomeLajmeKosovë

Osmani e takon Tahon dhe e falënderon atë për thirrjen që u bëri shteteve islamike për ta njohur Kosovës

Presidentja Osmani takoi sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike, Hissein Brahim Taha.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdim të vizitës në Nju-Jork, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike, Hissein Brahim Taha.

Osmani falënderoi Tahan për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës nga shpallja e pavarësisë e më tutje. Në veçanti, e falënderoi për rezolutën që së fundi është miratuar nga OIC-u, me të cilën është bërë thirrje që të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate ta njohin Kosovën.

Në të njëjtën kohë, Osmani theksoi se për Kosovën është më rëndësi ta thellojë partneritetin me OIC për t’i luftuar sfidat globale dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

Në këtë kontekst, tha se forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës i kontribuon paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon e më gjerë.

x