fbpx

Osmani e Kurti të mërzitur për vrasjen e ish-kryeministrit japonez

HomeLajmeKosovë

Osmani e Kurti të mërzitur për vrasjen e ish-kryeministrit japonez

Drejtues të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës kanë reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke kujtuar rolin e tij që pati në lidhjen me Kosovën.

“Thellësisht e mërzitur për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës. Ngushëllimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Osmani.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

“Jemi të pikëlluar dhe të shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”.

Më herët edhe presidentja Osmani reagoi për vdekjen e Abes, duke thënë se ai luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra.

Transmetuesi publik japonez NHK ka raportuar se ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është konfirmuar se ka vdekur nga të shtënat e mëngjesit të sotëm, duke cituar zyrtarë të partisë së Abes.

COMMENTS

x