fbpx

“Ose të shkojë në burg, ose ia jap hakun unë”, anëtari i VV-së kërcënon Molliqajn

HomeLajmeKosovë

“Ose të shkojë në burg, ose ia jap hakun unë”, anëtari i VV-së kërcënon Molliqajn

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Hasani i cili kishte garuar si kandidat i pavarur për kryetar të Mitrovicës, ka kërcënuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj pas protestës së djeshme.

Hasani përmes një postimi në Facebook i tha Molliqajt se nëse nuk arrestohet nga Policia e Kosovë, ai do të vie nga Londra dhe do ta bëj “me pi ujë me lugë”.

Ai tha se e pret me padurim arrestimin e Molliqajt ose në të kundërtën “ia jep hakun ai”.

“E pres me padurim arestimin e kti qeni ja perndryshe ja jap hakun une dhe e pranoj denimin qe do ma shqipton gjykata e Kosoves “, ka shkruar Hasani.

Postimi i plotë:

Nje porosi per Dardan Molliqaj, kerkim faljen tende sta pranoj ti duhesh me shku nburg.Nese autoritetet e Kosoves nuk te arestojn e met shti nburg, une personalisht do e mar persiper do vi nga Londra per ti mbrojt polict tonë dhe ka met ba me pi ujë me lugë e kurr ska met ra ndermend me i sulmu institucionet e Republikes se Kosoves. Kemi hjek qe 20 vjet me e ndertu shtetin e policin, ushtrin, gjykatat, shendetsin e nje njeri i paftyr siq ishe ti mi ra policit kjo eshte sulm ndaj shtetit tone jo vetum ndaj policve. E pres me padurim arestimin e kti qeni ja perndryshe ja jap hakun une dhe e pranoj denimin qe do ma shqipton gjykata e Kosoves. F H

COMMENTS

x