fbpx

Organizatat kriminale po i lajn hesapet me njëra-tjetrën, policia nuk është dukur gjëkundi: “Ndryshime në kupolë”

HomeLajmeShqiperi

Organizatat kriminale po i lajn hesapet me njëra-tjetrën, policia nuk është dukur gjëkundi: “Ndryshime në kupolë”

Gledis Nano ka firmosur ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj tashmë është emëruar si zv.drejtor i policisë duke i zënë vendin Albert Dervishaj. Ky i fundit është emëruar në Akademi.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, i cili deri më tani ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Ndryshimet vijnë ndërkohë që së fundmi janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale në vend, me atentate të një pas njëshme.

Ngjarjet vijojnë të jenë të pazbardhura, pa një autor, ndërsa Policia e Shtetit ka zgjedhur të bëjë ndryshime në kupolë. /abcnews.al

COMMENTS

x