fbpx

Optimizmi i tepruar i Ramushit! Beson se dialogu me Serbinë përmbyllet para vitit 2023

HomeLajmeKosovë

Optimizmi i tepruar i Ramushit! Beson se dialogu me Serbinë përmbyllet para vitit 2023

Marrëveshja me Serbinë është detyrë edhe obligimi i kryeministri Albin Kurti ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai është shprehur se do të ketë marrëveshja së shpejti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, që ta përmbyllë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndoshta nuk është dëshirë e Kurti por, është detyra e tij që në këtë kohë që kanë ndodhur këto procese, me i përmbyllë. Mendojë që është i vetëdijshëm që duhet me përmbyll këtë proces”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin.

Se a do të përfundojë Kurti në vitin 2023 marrëveshjen me Serbinë, Haradinaj është shprehur duke thënë se: “Unë mendojë që proceset kanë me ndodhur më shpejt, ndoshta nuk ka aq shumë kohë. Lufta në Ukrainë i ka përshpejtuar shumë proceset në çdo aspekt që lidhen me këto temat e sigurisë nga ndikimi i Rusisë”.

“Edhe ne jemi zonë ku mendohet që edhe rusëve iu intereson mbajta pezull dhe incidentet e destabilizimit të rajonit”, ka shtuar ai.

Për Haradinaj, “Marrëveshja është një bazë e mirë për të ec përpara dhe me i marrë përgjegjësit”.

Deri më tash deklarata publike për përmbylljen e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes nuk ka bërë askush as nga faktorët ndërkombëtarë e as nga palët e përfshira në proces, duke përfshirë këtë Kurtin dhe Vuçiqin.