OKB i reagon ashpër Kurtit e Gërvallës pasi shpallën zyrtarin e UNMIK-ut non-grata: Jemi duke marrë masa

1 minute, 8 seconds Read

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar pasi që Kosova e ka shpallur non grata një zyrtar të UNIMIK-ut.

Përmes një komunikate për medie nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara është reaguar, duke thënë se vendimi nuk është i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje.

“Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non granata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi.

Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë). Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i adresohet udhëheqësisë së Misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë këtë çështje në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetin e UNMIK-ut dhe personelit të tij. UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masa adekuate për të garantuar sigurinë e stafit në falë dhe po merren me autoritetet relevante në këtë çështje”, thuhet në reagim.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *