Shoferëve dhe policisë së trafikut rrugor iu bie shpesh të përplasën. Një rast prej tyre është publikuar.
“Plus Televizion” ka publikuar një video ku shihet një debat i fortë, mes një shoferi dhe një polici lidhur me pretendimet për vozitje të shpejtë. Siç shihet në pamjet e publikuara vozitësin që ishte mërgimtar nga Holanda, e ka ndaluar policia për shkak të shpejtësisë.
Shoferi, që sipas medias lokale, është mërgimtar, pretendon se nuk ishte shpejt, ndërsa polici shprehet i bindur se shoferi ka bërë kundërvajtje.
Incidenti raportohet se ka ndodhur në Pozheran të Vitisë, natën e 23 janarit, kur shoferi i cili teksa po udhëtonte në rrugën kryesore të fshatit ndalohet nga dy zyrtarë policorë që ishin duke patrulluar në ato momente.