fbpx

Numër i vogël pjesëmarrësish në protestën e thirrur nga “të dirigjuarit” e Vuçiqit në Veri!

HomeLajmeKosovë

Numër i vogël pjesëmarrësish në protestën e thirrur nga “të dirigjuarit” e Vuçiqit në Veri!

Në veri të Mitrovicës është mbajtur protesta e serbëve kundër vendimit të Qeverisë për targat. Në këtë tubim kanë folur përfaqësuesit e Listës Serbe të dirigjuar nga Beogradi zyrtar, duke u munduar të paraqesin si fitore largimin nga institucionet e Kosovës.

Protesta ka shkuar e qetë dhe pa incidente, derisa pjesëmarrja ishte simbolike marrë parasysh thirrjet dhe trumbetimin që i bënë mediat e afërta me Listën Serbe dhe pushtetin në Serbi.

Edhe pse media të caktuara u munduan ta sforcojnë pjesëmarrjen në protestë duke thënë se ishin mbi 10 mijë pjesëmarrës, numri i tyre llogaritet të mos jetë më i madh se 2000-2500 persona.

Ky numër tregon se serbët e zakonshëm nuk iu bashkuan thirrjes së njerëzve që edhe sot brohoritën emrin e Milan Radojiçiqit, personit e akuzuar për lidhje kriminale dhe i futur në Listën e Zezë të SHBA-së.

Në këtë protestë Goran Rakiq ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shtyrjen e afatit për implementimin e vendimit për targat ilegale, në shkëmbim të kthimit në institucione.

Mbetet të shihet se si do të veprohet në ditët në vazhdim me plotësimin e vendeve që kanë mbetur pa drejtues pas largimit të disa serbëve nga policia dhe gjyqësori.