fbpx

Nuk zmbrapset Jasharaj: “Le të më ngrehin zhag se nuk e ndali grevën”

HomeLajmeKosovë

Nuk zmbrapset Jasharaj: “Le të më ngrehin zhag se nuk e ndali grevën”

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së njëherit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga greva.

Nga njëra prej shkollave në kryeqytet, Jasharaj u shpreh se edhe po ta ‘ngrehin zhagë’ nuk do ta mbyll protestën. E mbyll vetëm nëse dikush tjetër i thotë.

“Le të dalin, le të më ngrehin zhagë unë se ndali grevën, e ndali veç nëse dëshironi ju nëse më thoni ju”, tha Jasharaj.

“Le të më thonë nuk është i bukur nuk jam… si kishte dhëmbët qe i qita tash po buzëqeshi edhe më shumë”, tha kreu i SBASHK-ut derisa përmendi deklaratën e këshilltarit të Kurtit, Elvis Hoxha i cili e akuzoi si anëtar i partisë serbe.

x