Lajme
Nuk tërhiqet, Berisha përseri niset drejtë selisë së PD-së: “Largohuni”, policia i bllokon rrugën, hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve!
Policia bllokon tentimin e e Sali Berishës për tu ri-kthyer në selinë e PD-së.
Ish-kryeministri pas largimit rreth orës 13:15 minuta nga selia blu, tentoi që të rikthehet sërish, por policia i bllokoi rrugën duke mos e lejuar ish – liderin të PD-së dhe mbështetësit e tij që të kalojnë nga krahu i Piramidës në anën tjetër të bulevardit ku ndodhet selia e PD-së, për arsye se tashmë selia e PD-së është shpallur si skenë krimi dhe organet e hetuese janë duke mbledhur provat.
Godina e PD-së dhe të gjitha hyrjet e saj janë rrethuar nga policia e shtetit pas thirrjes që Lulzim Basha dhe deputetet e PD-së i bënë Policisë për të ruajtur jetën e tyre.
