fbpx
HomeLajme

Nuk mjaftojnë 2 golat e Ronados, përkundër fitorës, Juventus eliminohet nga Lyon

Olympique Lyon ka bërë befasinë më të madhe të këtij sezoni në LK, duke eliminuar Juventusin.

Olympique Lyon është mposhtur 2:1 në ‘Allianz Stadium’, por ka siguruar biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në duelin kundër Juventus, shkruan lajmi.net

Një gol i Memphis Depay në minutën e 12’ ka bërë që skuadra franceze të jetë një hap tutje në Ligën e Kampionëve.

I pakontestueshmi i Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola të tjerë në këtë ndeshje, por fatkeqsisht këto gola vlejnë vetëm për  regjistra personal.

Ronaldo shënoi për 1:1 në minutën e 43’, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, portugezi gjeti edhe një herë golin, pasi pranoi një pasim nga Federico Bernardeschi.

Rezultati final i dy përballjeve ishte 2:2, por goli mysafir i Olympique Lyon ka peshën e kualifikimit tutje.

COMMENTS

x