Provinca turke Hatay është goditur mbrëmë sërish nga dy tërmete tjera me fuqi prej 6.4 dhe 5.8 magnitudë.

E derisa tërmetet u ndjenë në pothuajse shumë provinca tjera, këto momente u regjistruan drejtpërdrejtë nga televizionet turke, transmeton Telegrafi.

Një i tillë vjen nga Hatay, ku deputeti i partisë MHP, Lütfi Kaşıkçı, ishte duke folur direkt për një televizion për situatën aktuale, kur filluan dridhjet dhe nga paniku ai u largua duke vrapuar me shpejtësi.

Momenti i deputetit Lütfi Kaşıkçı duke vrapuar është transmetuar nga pothuajse çdo medie në Turqi, që tregon më së miri gjendjen në këtë provincë turke.

Kujtojmë që nga këto dy tërmete të djeshme në Turqi humbën jetën gjashtë persona dhe mbi 800 tjerë u lënduan./Telegrafi