fbpx

Njohësi i sigurisë thotë se armatosja e vazhdueshme e Serbisë, paraqet kërcënim

HomeLajmeRajoni

Njohësi i sigurisë thotë se armatosja e vazhdueshme e Serbisë, paraqet kërcënim

Vitin e kaluar Serbia ka bërë investime rreth 1 miliardë e 300 milionë në ushtri, e kjo paraqet kërcënim ndaj Kosovës. Kështu tha njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ai thotë se nga ky armatim enorm, Serbia ka tejkaluar të gjitha kriteret e përcaktuara për një vend.

“Serbia është armatosur në mënyrë enorme. Vetëm vitin e kaluar ka bërë investime 1 miliardë e 300 milionë forca të armatosura të Serbisë, që do të thotë i ka tejkaluar kriteret që janë të përcaktuara për një vend në aspektin gjeografik dhe demografik. Kjo paraqet një kërcënim për shkak të pretendimeve të tyre territoriale ndaj Kosovës”, tha tutje Ibishi.

Ibishi kërcënuese konsideron faktin që Serbia ka krijuar baza ushtarake rreth e rreth Kosovës. E kjo sipas tij, duhet të jetë shkak që FSK-ja t’i rrisë kapacitetet.

“Çështje e rëndësishme janë bazat ushtarake që Serbia ka krijuar rreth e rreth Kosovës. Ato janë kërcënuese për Kosovën. Realisht, Serbia përveç që ka një armatim enorm, ka kaluar edhe Kroacinë në këtë fazë. Realisht, Kosova ka forca të armatosura si FSK-ja, pra në aspektin defanziv. Kjo sepse ne nuk kemi pretendime për një luftë të mundshme. Ndërsa Serbia i ka këto pretendime. Pra, tërë ky donacion i cili vazhdon të jetë në rritje, vije për shkak se ne duhet t’i rrisim kapacitetet”, tha Ibishi.

x