Njësia Speciale në aksion edhe në komunën e Klinës

HomeLajmeKosovë

Njësia Speciale në aksion edhe në komunën e Klinës

Prokuroria së bashku me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur një aksion në disa komuna të Kosovës.

Aktualisht ata gjenden edhe në komunën e Klinës.

Zyrtarja për Informim e kësaj komune Samije Gjergjaj ka konfirmuarse ky aksion është duke u zhvilluar vetëm në Drejtorinë e Urbanizmit.

“Është duke u zhvilluar aksioni. Ata janë ende aty. Për momentin ata ende janë në Drejtorinë e Urbanizimit. Vetëm në atë drejtori është duke u zhvilluar aksioni. Nuk kemi më shumë informacione lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.

Në ndërkohë, aksioni është duke u zhvilluar edhe në komunë e Istogut dhe atë të Pejës.

COMMENTS