Connect with us

Kosovë

Njeriu kryesor kundër tërheqjes në TRUST: Hekuran Murati i ka 14 mijë e 100 euro para të gatshme në banka

Publikuar

me

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shndërruar në njeriun kryesor të Vetëvendosjes që i del kundër kërkesës qytetare për tërheqjen e 30 për qind të pensioneve në TRUST. Por, sa është pasuria e tij?

Murati në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit del se ka letra në vlerë në katër kompani të mëdha ndërkombëtare.

Në Tesla Inc del se e vlerësonte 48 mijë e 900 euro. Në Allianz SE e vlerësonte 4 mijë e 300 euro. Në Volkswagen AG në 4 mijë e 600 euro. Dhe në Netflix në vlerë prej 6900 eurove.

Në banka, ai ka deklaruar se i ka 14 mijë e 108 euro para të gatshme.

Ndërkohë, sa i përket pasurisë së paluajtshme, z. Murati e ka deklaruar një banesë me 41 metra katrorë dhe një tokë 17 ari. Të dyja të blera së fundi, më 2017 dhe 2018.

Reklama