fbpx

Njeri i qetë me pasion për pikturën, jeta e 17-vjeçarit në Lezhë para se të merrte gjakun e babait

HomeShqiperi

Njeri i qetë me pasion për pikturën, jeta e 17-vjeçarit në Lezhë para se të merrte gjakun e babait

Para policisë ka qenë i ftohtë. Nuk ka shprehur pendesë. Kjo lë të kuptohet që 17-vjeçari kishte kohë që planifikonte marrjen e gjakut të babait. Për të nderi është më i rëndësishëm.

“Nuk jam hakmarrës, thjesht të rikthej nderin”, është ky mesazhi që Florian Përvathi ka në profilin e tij në Instagram.

Planin për të marrë hak e kishte mbajtur të fshehtë. Të afërmit, shokët apo dhe banorë të fshatit Manati janë shprehur se nuk ishin në dijeni se do të merrte gjak. Miqtë e njohin si person të qetë dhe pasionant ndaj pikturës.

Prej 13 vitesh ishte jetim. Për të dhe për dy vëllezërit më të mëdhenj u kujdesën xhaxhai dhe tezja. Jetuan për shumë kohë në shtëpitë e tyre. Së fundmi, Floriani dhe njëri prej vëllezërve ishin kthyer në këtë banesë, aty ku linden, ndërsa vëllai tjetër jeton jashtë.

Florjani ishte 4 vjeç kur i ati ju vra para syve të tij. Nga dhimbja, nëna u helmua një ditë më pas.

Dje paradite vendosi të marrë gjakun e babait. I shkoi të vëllait të vrasësit në oborrin e shtëpisë. E priti për disa orë. Sapo 65-vjeçari Lekë Lekgjoni zbriti nga makina, e qëlloi me dy plumba në kraharor. Pas krimit, u dorëzua në polici duke treguar përse kreu vrasjen. Mbetet e paqartë se si siguroi armën e krimit, një pistoletë me mulli.

Nga frika e gjakmarrjes, vëllai dhe njerëzit e fisit të tij qëndrojnë të ngujuar.

Florian Përvathi nuk është thjesht një fat që vjen nga kohërat. Ai është bir i kohës sonë, i një kohe që përmes shpërfilljes së ligjit, lejon që sytë të kthehen nga vetëgjyqësia. Sot, fëmija që u rrit pa baba, që humbi nënën para syve nga hidhërimi, mbylli në errësirë ditët e tij në emër të asaj, që ligji nuk e bëri./abcnews.al

COMMENTS

x