fbpx

Njëra nga shpresat e fundit për vaksinë të sigurt: Kompania e njohur publikon rezultate të reja, shpresëdhënëse

HomeLifestyleShendetësi

Njëra nga shpresat e fundit për vaksinë të sigurt: Kompania e njohur publikon rezultate të reja, shpresëdhënëse

Vaksina e dytë eksperimentale kundër koronavirusit të cilën po e teston kompania “Pfizer” ka treguar rezultate shpresëdhënëse.

Nga kompania farmaceutike thonë se vaksina e dytë ka prodhuar antitrupa të njëjta tek vullnetarët po aq sa e para, por dukshëm më pak efekte anësore.

Rezultatet e publikuara të mërkurën kanë treguar se vaksina e parë me gjasë shkarkonte më shumë dhembje në vend e injektimit, ethe ose lodhje.

Ajo gjithashtu pranohej më mirë nga pjesëmarrësit e moshuar, për të cilët vaksinat kishin më pak të ngjarë të nxisnin një përgjigje imune për shkak të sistemit të tyre të dobësuar imunitar.

Të gjeturat pasuan pasi që “Pfizer” njoftoi që planifikon fillimin e testimit të vaksinën së saj eksperimentale kundër koronavirusit tek fëmijët nga mosha 12 vjeçare që të kuptohet se si vepron imunizimi në këtë kategori. Kjo do të jetë hera e parë që vaksina kundër koronavirusit përfshirë edhe fëmijët në SHBA.

Të dy grupet kandidate për vaksinë nga kompania “Fajzer” përdorin një pjesë të kodit gjenetik të njohur si mRNA, në mënyrë që organizmi ta njoh koronavirusin dhe ta sulmojë në mënyrë që personi sëmurët.

Rezultatet shpresëdhënëse vijnë pasi që dy prodhuesit, të cilët ishin liderë në garën për vaksinë, i kanë pauzuar hulumtimet e tyre për shkak të efekteve anësore që janë shfaqur tek dy vullnetarë, shkruan Ballkani.info.

Muajin e kaluar përkohësisht është hequr dorë nga testimi i vaksinës të Universitetit Oksford dhe kompanisë “AstraZeneka” pasi që një vullnetare u sëmur papritmas.

Testimet në ndërkohë kanë vazhduar në Britani të Madhe dhe në Indi, por në SHBA ende janë në pritje.

Kompania “Johnson dhe Johnson” të hënën pauzoi në testim për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme tek një pjesëmarrës, por detaje tjera për këtë rast deri më tash nuk janë bërë të ditur, thekson “Daily Mail”. /Ballkani.info

COMMENTS