Një person gjendet i varur në litar në një mal afër fshatit Zhur të Prizrenit

0 minutes, 51 seconds Read

Një person ka raportuar në Polici se në malin që njihet si “Polevica” në fshatin Zhur, ka hasur në një trup të varur me litar në një lis.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shqir Bytyqi.

“Një dëshmitar sot rreth orës 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afërsi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit  ju kane përgjigj patrullat policore te Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestare dhe aty shihet personi, trupi i dekompozuar dhe duket se është i gjinisë mashkullore. Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, tha Bytyqi.

Ai tha më tej se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Publikime te ngjashme