fbpx

Një muaj paraburgim për francezët që u futën ilegalisht në Kosovë me me veturën me targa ruse

HomeLajmeKosovë

Një muaj paraburgim për francezët që u futën ilegalisht në Kosovë me me veturën me targa ruse

Një muaj paraburgim është vendosur ndaj francezëve që kanë hyrë në Kosovë, përmes rrugëve ilegale gjatë së hënës.

Vendimi për masën e paraburgimit është marrë nga dega Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Leposaviq.

Vendimi për një muaj paraburgim ndaj dy francezëve u vendos sot në Leposaviq, ndërsa lidhur me ndalimin e tyre dje është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

B.G dhe A.F ishin ndaluar të hënë nga Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi e kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë, me një veturë të tipit “Land Rover”, me targa ruse.

Në njoftimin e policisë u tha gjithashtu se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kanë hyrë në Kosovë, me ç’rast të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”.

COMMENTS

x