Connect with us

Kosovë

Një i vrarë dhe një i plagosur në një lokal nate në Prizren

Publikuar

me

Një përplasje nën efektin e alkoolit në një lokal nate në Prizren dyshohet të jetë bërë shkak i përdorimit të armës së zjarrit ndaj tre të rinjve nga Kukësi, një prej të cilëve raportohet se ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima është 31- vjeçari me inicialet V.C, ndërsa i plagosur është 27-vjeçari R.Sh.

Escobar e komenton kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve të saj në Ko…
Ata ishin nën shoqërinë dhe të një miku të tyre që ka mbetur i palënduar nga ngjarja dhe ka dhënë sqarimet e tij në policinë e Kukësit.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Kukës/Informacion paraprak.

Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Panorama.com.al

Reklama