Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

HomeLajmeKronika e zezë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmë në Lipjan.

Lajmin për Insajderin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes disa personave.

“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, tha ajo.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, është shprehur Ahmeti.

x