Një grua befason të gjithë, e godet dhe e lë pavetëdije një burrë – në mes të turmës

HomeKuriozitete

Një grua befason të gjithë, e godet dhe e lë pavetëdije një burrë – në mes të turmës

Kjo video tronditëse tregon momentin kur një grua e re godet një burrë me një goditje në kokë gjatë një feste në Karolinën e Jugut.

Në pamje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shfaqet një burrë duke hedhur një djalë të ri në tokë, ndërsa një numër dëshmitarësh mblidhen rreth çiftit në festivalin Folly Gras në Folly Beach.

E Taylor Renee Nealey, që është arrestuar, duket sikur ecën para burrave dhe fillon të godasë njërin prej tyre.

Ajo tërhiqet nga pjesëmarrësit tjerë, por refuzon të heqë dorë.

Pasi ka debatuar me një numër njerëzish, ajo edhe njëherë duket se e godet atë – këtë herë duke e lënë pa vetëdije.

Ndërkohë, dëshmitarë e habitur dëgjohen duke thënë: ‘Ajo e shkelmoi! Ajo e goditi atë! Ajo e rrëzoi atë’.

Loading...