“Dhe djalit të presidentit, si çdo i ri rreth të njëzetat, i pëlqen të fotografohet. Dhe i pëlqen të shkojë në Ditën e Republikës Serbe. Kombinimi i të dyjave ndonjëherë nuk është i zgjuar. Kështu në vitin 2020, në Banja Llukë, “djaloshi shembullor”, siç e quajti kryeministrja Bërnabiq, u fotografua në një tavolinë me kriminalë – huliganë dhe anëtarë të grupit “Janjiçari” të të vrarit Salet Mutavo – Aleksandar Vidojeviq, Aco Roshavi dhe Nemanja Sreçkoviq”, shkruan “Danas”.

Kupa e Botës FIFA 2018 e mbajtur në Moskë tregoi se ky takim i Banja Llukës nuk ishte rastësi. Aso kohe djali i Vuçiqit ka bërë foto me fytyra të dyshimta, mes tyre edhe Aco Roshavi, por edhe me Boris Karapanxhiqin, i cili më pas u arrestua si një nga anëtarët e grupit të Veljko Belivuk.

Po ashtu, nëna e të vrarit Aleksandër Halabrin, vrasja e të cilit lidhet me grupin e Belivukut, Mara Halabrin, ka pohuar se djali i saj kishte kohë që shkruante me Danilo Vuçiqin, por ajo nuk e besonte, sepse si do të shkëmbente mesazhe me të “djali i presidentit”. Ajo tha se djali i saj ishte informuar paraprakisht për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, por edhe se duhej të shkonte në mitingje dhe mbledhje të SNS-së.

Dhe kur mediat e pakta të pavarura në Serbi raportojnë për gjithë këtë përfshirje kriminale të Danilos për këtë, regjimi i Aleksandër Vuçiqit mbrohet me sloganin e “luftës hibride dhe speciale” dhe me tezën se “sulmimi i fëmijës së tij është sulm ndaj presidentit”.

Dhe kur “La Repubblica” italiane shkruan se Danilo gjoja është menaxher i futbollistit Dushan Vlahoviq – ai po ashtu thotë se është “sulm ndaj presidentit”.

Edhe kur shkruajnë se atij i është ndaluar hyrja në Mal të Zi, Vuçiq prap si megafon i prishur thotë se është “sulm ndaj presidenti”.

Edhe kur përcjellin fjalët e “kapiten Draganit” (një kriminel i luftës në Serbi) se Danilos dhe një grup njerëzish ia kanë dhanë 30 mijë euro, një apartament dhe një makinë, prap Vuçiq e quan sulm ndaj tij.

Edhe nëse dikush në publik do të pyeste se si ishte e mundur që djali i presidentit, si person i mbrojtur, të ishte në të njëjtën dhomë me kriminelët, e lëre më që padyshim të rrinte me ta dhe të bënte foto – “sulm ndaj presidentit”.

Danilo Vuçiq ka lindur më 1 dhjetor 1998.

Sipas babait të tij, ai është i punësuar në një kantinë ku punon me një pagë prej 500 eurove në muaj. Ai është adhurues i Crvena Zvezdës dhe FK Radit dhe ka pasur spekulime për përfshirjen e tij në biznesin e klubit FK Rad. Ai shpesh merr pjesë pjesë edhe në tubimet dhe mitingjet nacionaliste.

Nëna e tij është gazetarja Ksenija Vuçiq, bashkëshortja e parë e Aleksandar Vuçiqit, e cila u nda nga jeta në janar të vitit të kaluar.

Lideri i radikalëve Vojislav Sheshelj tha disa vite më parë se dy ditë pas kthimit të tij në Serbi, i ra zilja e telefonit dhe se ishte thirrur nga Danilo Vuçiq, i cili në atë kohë ishte ende i mitur. Më pas Shesheli e ftoi kumbarën si mysafir dhe ai shkoi me motrën e tij, Milicën. Siç tha ai, takimi ka qenë prekës dhe më pas janë takuar edhe disa herë.

Danilo shoqërohet edhe me elemente ruse në Serbi, me drejtues të organizatave të dyshuara që financohet nga Putini dhe protestojnë kundër NATO-s dhe Ukrainës./Ballkani.info