fbpx

Një avion luftarak rus është përplasur në një ndërtesë banimi, ky është incidenti i dytë i tillë këtë javë

HomeLajmeBota

Një avion luftarak rus është përplasur në një ndërtesë banimi, ky është incidenti i dytë i tillë këtë javë

Një avion luftarak rus, dyshohet se është një Sukhoi Su-30, është përplasur në një ndërtesë banimi në qytetin e Irkutsk në Siberi, njoftoi guvernatori i atij rajoni, Igor Kobzev .

Ai në një noftim në Telegram tha se nuk ka informacione për viktima.

Ministri rus për Situatat Emergjente njoftoi se avioni u rrëzua gjatë një fluturimi testues, shkruan AP .

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa ndërtesa të përfshira nga flakët

Ky është incidenti i dytë i tillë këtë javë – të hënën, një Sukhoi Su-34 u përplas në një bllok apartamentesh në qytetin e Yejsk, duke vrarë 15 persona.