fbpx

Një autokolonë që shkonte me shpejtësi natën vonë në drejtim të ndërtesës së Kremlinit – pamje që shkaktuan spekulime të shumta rreth Putinit

HomeLajmeBota

Një autokolonë që shkonte me shpejtësi natën vonë në drejtim të ndërtesës së Kremlinit – pamje që shkaktuan spekulime të shumta rreth Putinit

Disa pamje që tregojnë një autokolonë që shkon me shpejtësi në drejtim të ndërtesës së Kremlinit ka ndezur spekulime rreth Vladimir Putinit.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, videoja prej 39 sekondash e shpërndarë të shtunën tregonte disa automjete me drita ndezëse që drejtoheshin drejt Kremlinit, selia e qeverisë ruse, në qendër të Moskës, ndërsa kalimtarët vëzhgonin.

Pamjet u kapën në rrugën Manezhnaya në orën 23:00 sipas kohës lokale, sipas asaj që është thënë në përshkrimin e tyre në mediat sociale.

Aty, siç citohet është thënë më tej se: “Zakonisht vizita të tilla nate në diçka të rëndësishme”.

Por spekulimet në rritje se Putini kishte mbërritur në Kremlin për të dhënë një deklaratë urgjente shkaktuan një mohim nga qeveria ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS të dielën: “Jo, kjo nuk është e vërtetë”.

COMMENTS

x