fbpx

Nissan me logo te re, duket më moderne

HomeTech

Nissan me logo te re, duket më moderne

Prodhuesi japonez i makinave shfrytëzoi premierën e fundit të makinës elektrike Ariya për të prezantuar logon e re të kompanisë.

Nissan Ariya është model shumë i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë japoneze, siç dëshmohet edhe nga fakti se ky automjet elektrik u zgjodh si “modeli” për të prezantuar edhe logon e re, transmeton lajmi.net.

Kjo është hera e parë në 20 vitet e fundit që Nissan ka ridizajnuar logon që zbukuron modelet e saj.

Të gjitha zyrat përfaqësuese dhe sallat ekspozuese të prodhuesit japonez do të mbajnë gjithashtu simbolin e ridizajnuar të kompanisë.

Emri i kompanisë mbeti në qendër të rrethit, por tani e tutje logoja do të ndizet në të gjitha makinat elektrike.

Stema e re do të fillojë të vendoset në përdorim këtë muaj, si në formë digjitale ashtu edhe në formë fizike.

COMMENTS