fbpx

Nisin punimet për baza ajrore të Kuçovës që tashmë i takon NATO-s, prezent Rama dhe Yuri Kim! (Pamje)

HomeLajmeKosovë

Nisin punimet për baza ajrore të Kuçovës që tashmë i takon NATO-s, prezent Rama dhe Yuri Kim! (Pamje)

Ditën e sotme ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë.

Bëhet me dije se pritet të kthehet në një bazë ajrore të NATO-s.

Prezent në këtë takim kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Yuri Kim.

Për kryeministrin Edi Rama kjo është një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore.

Rama tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.

“Për ne ky lajm ishte shumë i mirëseardhur. Jo vetëm krijonte këtë vlerë të re në të gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përcconte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë intgeligjencë dhe pragmatizëm pozitën tonë në aspektin gjeografik, politik dhe ushtarak. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për masën e vendit tonë dhe për volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera por falë edhe punës së përbashkët që është realisht një punë që e ka ccuar bashkëpunimin me SHBA-në në një nivel tjetër por edhe falë mbështetjes që ne gjejmë nga SHBA-të ne po vetëdijësohemi ccdo ditë e më shumë se nëse investojmë në mënyrë integligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu sicc duhet ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera. Sot po shohim të realizuar një projekt që fillimisht u përqesh si lajm pasi ishte i mos besueshëm për të gjithë kur 3 vite më parë u bë publik”, tha ai.

COMMENTS

x