Nisin dyshime për pamjen e Putinit, cili është presidenti i vërtetë rus

0 minutes, 28 seconds Read

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, ka ngritur dyshime nëse ai që vizitoi Mariupolin në Ukrainë, ishte me të vërtetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Këtë ai e shtroi për diskutim në Twitter, ku publikoi tri fotografi të Putinit, që shfaqnin dallime në mjekrën e tij.

Ndërsa, komentuesit kanë nxitur dyshime edhe për stilin e flokëve të tij.

BBC-ja raportoi të dielën se presidenti rus ka vizituar qytetin Mariupol, ku trupat ruse e pushtuan plotësisht në dhjetorin e 2022-s.

Publikime te ngjashme