fbpx

Nisin aksionet për kriptovaluta, policia konfiskon tri aparate për prodhimin e tyre

HomeLajmeKosovë

Nisin aksionet për kriptovaluta, policia konfiskon tri aparate për prodhimin e tyre

Policia ka sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave në Surkish të Podujevës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Policia, derisa njoftohet se aksioni është mbështetur nga ekipet e KEDS-it.

“Me datë 06.01.2022 rreth orës  16:00, njësitet nga  Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet tutje.

Pas rekomandimit të komitetit për krizën energjetike, Qeveria para dy ditësh ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave./Lajmi.net

COMMENTS

x