fbpx

Nisen anije të tjera me grurë e vaj nga Ukraina

HomeLajmeBota

Nisen anije të tjera me grurë e vaj nga Ukraina

Katër anije të tjera që transportonin grurë dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar.

Miliona tonë grurë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera, shkruan BBC.

Por javën e kaluar u largua nga portet e Ukrainës anija e parë që nga fundi i muajit shkurt, kur nisi agresioni rus.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, përshëndeti rifillimin e eksporteve, por tha se shqetësimet e sigurisë mbeten prezente.

Anijet e fundit që do të lundrojnë janë të destinuara për në Turqi, ku do të inspektohen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë dhe Kombet e Bashkuara.