Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar ndryshe. Deputetët e opozitës kanë nisur sot seancën me brohoritje “UÇK” dhe duke rrahur tavolinat në sallën e seancave plenare.
Të njëjtit janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën në të cilën pritet që të votohet edhe për mundësinë e tërheqjes së trustit.
Në këtë seancë i pranishëm është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Para Kuvendit të Kosovës janë mbledhur një numër i madh i veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë duke kërkuar që të bëhen pjesë e projektligjit për pagat minimale.

COMMENTS