fbpx

Nis “epoka Musk” në Twitter, 8 $ në muaj për verifikimin e llogarisë, shkarkime në administratë

HomeBotaTech

Nis “epoka Musk” në Twitter, 8 $ në muaj për verifikimin e llogarisë, shkarkime në administratë

Elon Musk merr vendimin e parë si pronari i Twitterit, 8 dollarë do të jetë pagesa mujore për përdoruesit, për të verifikuar llogarinë në emër të tyre. Ky është vetëm një nga ndryshimet e platformës sociale, mes shumë të tjerash që pritet të ndodhin, pasi Musk bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë.

Aktualisht, shenja në ngjyrë blu që shfaqet në krah të emrit, që normalisht është një figurë me profil të lartë, është falas. Sipas kritikëve, kjo lëvizje mund ta bëjë edhe më të vështirë identifikimin e burimeve të besueshme.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë tha se përdoruesit me pagesë të Twitterit, do të jenë prioriteti, sa i takon furnizimit me informacion dhe për kërkime.

“Pushtet për njerëzit, blu për 8 dollarë në muaj”, tha miliarderi, duke kritikuar metodën e vjetër të tikerit në ngjyrë blu.

Projekti iu dha punonjësve të tij të dielën dhe me detyrim, skema e re duhet të hyjë në fuqi nga e hëna e ardhshme e 7 nëntorit, ndryshe ata rrezikojnë të humbasin vendin e punës.

Fillimisht ishte menduar për një tarifë 20-dollarëshe, por tashmë vendimi u mor për 8 dollarë në muaj.