fbpx

Ngjarje e rëndë në Malishevë: Punëtori teknik i shkollës sulmon seksualisht një nxënëse

HomeLajmeKosovë

Ngjarje e rëndë në Malishevë: Punëtori teknik i shkollës sulmon seksualisht një nxënëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët  “Kajtaz Ramadani” në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një punëtor teknik, 55-vjeçar, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse.

Për Demokracia.com rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”, ka thënë Elezaj.