fbpx

“Nga UÇK-ja në Polici”, “nga Rexhep Selimi te Sveçla”, Kurti fjalë të mëdha për PK-në

HomeLajmeKosovë

“Nga UÇK-ja në Polici”, “nga Rexhep Selimi te Sveçla”, Kurti fjalë të mëdha për PK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rastin e 23 vjetorit të formimit të Policisë së Kosovës ka shprehur lavdata të mëdha për institucion.

Kështu, kreu i ekzekutivit kosovar gjatë fjalimit të tij ka thënë se formimi i Policisë përkon me çlirimin.

“Viti i themelimit përkon me çlirimin e vendit tonë. Qindra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999 pas uniformës fitimtare ushtarake vazhduan me misionin e zyrtarit policor në shërbim të Kosovës. Angazhimi i policisë s’pushoj asnjëherë që prej atëherë. Nga ministri i parë i Brendshëm në Kosovën e çliruar, Rexhep Selimi e deri te ministri ynë aktual. Zyrtari policor përveç përgjegjësisë që mban mbi supe, çdo ditë të jetës së tij në detyrë dhe jashtë saj e ka peshën e misionit më fisnik që ndokush mund ta ketë, sigurinë e vendit dhe të jetës së qytetarëve. Liria dhe siguria janë qenësore dhe ju duhet të jeni garanci për to. Liria është e qytetarit dhe siguria është për qytetarin”, ka thënë Kurti.

Po ashtu kryeministri i Kosovës e ka kujtuar Enver Zymberin, i cili ishte vrarë në Veriun në një aksion të Policisë për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës.

“Për këtë kohë sa bashkëpunojmë ju keni dëshmuar se jeni të pakompromis në luftën që i keni shpallur krimit dhe për këtë janë rezultatet tuaja që dihen botërisht. Nuk jeni ndalur ndonëse nga bandat e ndryshme u janë drejtuar armë e u janë shkrepur plumbat. Puna dhe rezultatet tuaja të përditshme do t’i pengojnë krimit dhe atyre që ushqejnë atë. Përpjekjet për t’iu mundur e zmbrapsur do të jenë të vazhdueshme, qarqe të caktuara do të përpiqen t’iu kthejnë në anën e tyre por ju angazhohuni qe ata të dështojnë. Në çdo ditë të punës, të gjithë ne bashkë i kujtojmë 21 kolegët tuaja që ranë në krye të detyrës në përpjekje të vendosjes së rendit dhe ligjit në Kosovë”.

“Ata nuk u dorëzuan përball asgjëje dhe ranë duke zbatuar misionin e përbashkët. Heroi ynë Enver Zymberi u ballafaqua me bandat kriminale serbe, rënia e tij në mbështetje të sovranitetit tonë shtetëror dhe respektimi i integritetit territorial e kundër krimit dhe paligjshmërisë do të mbetet për të gjithë ne si shembull i dashurisë së pakusht për Republikën tonë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që keni në detyrën tuaj dhe asnjëra nuk është e patejkalueshme ndonëse kërkon kohë. Bashkërisht duhet të punojmë për të mbushur zbrazëtirat janë krijuar ndër vite për të krijuar një polici model. Integriteti moral dhe integriteti personal janë shtyllat e domosdoshme brenda policisë së Kosovës, një polici e cila është shembull për profesionalizmin e saj. Ju falënderoj sot e çdo ditë për punën që e bëni”, ka deklaruar Kurti.

x