Connect with us

Kosovë

Nga persona të maskuar fillon qeja e barrikadave në veri të Kosovës

Publikuar

me

Njëra nga barrikadat në Komunën e  Zubin Potokut është larguar, ndërsa ka nisur të largohet edhe barrikada në fshatin Rudar të Zveçanit.

Siç raporton Telegrafi personat të cilët po i largojnë këto barrikada janë parë me maska në fytyrë.

Ndryshe, barrikadat janë vendosur nga grupet kriminale serbe të cilat veprojnë në veri të Kosovës para 20 dite, pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit. /Telegrafi/

Reklama