Connect with us

Kosovë

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak, Dejan Pantiqit i ndryshohet masa e sigurisë

Publikuar

me

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.

Lajmin për Express e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi.

Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i Pantiqit u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë.

Reklama