Meçan Zotaj, ish-luftëtari nga Mallakastra i UÇK-së tha se që nga lufta e UÇK deri sot Shqipëria ka bërë shumë pak dhe shpesh ka bërë shumë keq ndaj Kosovës.

Ai thotë se Shqipëria me kushtetutë e ka për obligim të kujdeset ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.

Zotaj tha se shkelmin më i madh që janë munduar tu japin jo vetëm Kosovës por gjithë kombit shqiptar është Open Balkan.

“Kosova ka një sistem më të zhvilluar elektoral për udhëheqësit, por në Shqipëri politikanët, më shumë e kanë dëmtuar Kosovën. Shkelmi më i madh që janë munduar t’i japin Kosovës është Open Balkan. Goditjet që i ka marrë Kosova në takime në vendet të ndryshe, kritikat deri sa Serbia u bë faktor stabilizues në Ballkan, ndërsa Kosova si vend me komplekse. Këto janë goditje që lënë gjurmë në opinionin ndërkombëtar”, tha Zotaj në Euroneës Albania.

Ish-luftëtari thotë se Kosova kë bërë progres të madh në organizimin e zgjedhjeve dhe në këtë pikë qëndron shumë më mirë se Shqipëria.