Profesori unversita, përkatësisht opinionisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës.
Duke analizuar dhe krahasuar reagimet e politikanëve për këto zhvillime sipas ti, më korrekti në këtë drejtim ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi,
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar, duke thënë se bashkohet me reagimin e ndërkombëtarëve dhe bën apel që të mos ecet më tëj në këtë shteg siç e quan ai “jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm”.
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?!
Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Rama në Twitter.