Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, protesta masive në Izrael, mijëra njerëz në rrugë!

1 minute, 49 seconds Read

Presidenti izraelit Isaac Herzog i bëri thirrje sot qeverisë që të ndalojë menjëherë punën legjislative për projekt-ligjin e reformës gjyqësore të vendit, pas një nate përplasjesh midis protestuesve dhe policisë në Tel Aviv.

“Mbrëmë ne pamë skena shumë të vështira”, tha Herzog në Twitter, për të cilin i gjithë kombi është thellësisht i shqetësuar.

“Siguria, ekonomia dhe shoqëria jonë janë në rrezik” , shtoi presidenti, i cili i ka bërë thirrje kryeministrit, anëtarëve të qeverisë dhe  të mazhorancës të ndalojnë menjëherë shqyrtimin e projektligjit në parlament në emër të unitetit të popullit të Izraelit.

Por pavarësisht të gjithave, thirrjet e përsëritura për një zgjidhje për reformën deri më tani nuk kanë arritur të parandalojnë që vendi të anojë drejt një krizë. Së fundmi ai kishte shprehur shqetësimin për rrezikun e “luftës civile” .

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, për të cilin  televizioni izraelit tha se kishte ndërmend të tërhiqej dhe të “ngrijë” reformën,  shtyu njoftimin e sotëm të planifikuar për pezullimin e reformës në drejtësi mes mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës.

Më herët gjatë ditës së sotme, rrjeti televiziv izraelit Channel 12 kishte raportuar se Netanyahu do të shpallë në orën 10:30 me kohën lokale pezullimin e reformës, gjë që ka shkaktuar reagime dhe demonstrata të forta në Izrael, si dhe shqetësimin e aleatët e vendit.

Për momentin, asnjë deklaratë nuk është lëshuar nga zyra e Netanyahut.

Megjithatë, anëtarët e koalicionit qeveritar duket se po i bëjnë presion kryeministrit që të mos dorëzohet para presionit dhe të vazhdojë reformën.

Në fakt, ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir, partia e të cilit “Sionizmi fetar” merr pjesë në koalicionin qeveritar, vlerësoi sot se qeveria duhet të vazhdojë me reformën në sistemin gjyqësor, të cilën po e promovon.

Ben Gvir theksoi se nuk duhet “të tërhiqemi përballë anarkisë”, pas tubimeve masive që u zhvilluan të dielën mbrëma në Izrael.

Publikime te ngjashme